Procesi i karikimit
- Kushtojini vëmendje tensionit të rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë duhet të përputhet me informacionin në pllakën e emrit të karikuesit.
- Sigurohuni që foleja e karikimit (2) dhe kontaktet e baterisë të mos kenë papastërti të trashë. Sigurohuni që bateria të jetë futur plotësisht.
Procesi i karikimit fillon sapo spina e karikuesit të jetë futur në prizë dhe bateria të futet në folenë e baterive (2).
- Procesi i karikimit është i mundur vetën nëse temperatura e baterisë është në diapazonin e lejuar të temperaturës së karikimit (0–45 °C).
Nëpërmjet procesit inteligjent të karikimit dallohet automatikisht gjendja e karikimit të baterisë dhe në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë bëhet karikimi me rrymën optimale të karikimit.
Një kohë tepër e reduktuar pune pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe ajo duhet të zëvendësohet.
Karikuesi mund të nxehet gjatë cikleve të karikimit të vazhdueshëm ose disa cikleve të njëpasnjëshme të karikimit pa ndërprerje. Megjithatë, kjo është e padëmshme dhe nuk tregon një defekt teknik në karikues.