Udhëzime sigurie

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. Mosrespektimi i këshillave të sigurisë dhe i udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
- Kontrolloni altoparlantin përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni nëse vëreni ndonjë dëmtim. Mos e hapni vetë altoparlantin dhe riparojeni vetëm nga personel i kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë origjinale. Altoparlantët e dëmtuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
- Vendoseni altoparlantin në një volum mesatar për përdorim të zgjatur. Nivelet e larta të volumit për një periudhë më të gjatë kohore mund të shkaktojnë dëmtim të dëgjimit.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Në rastin e përdorimit të gabuar ose kur bateria është e dëmtuar nga bateria mund të rrjedhë lëng i djegshëm. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, merrni gjithashtu edhe ndihmën e mjekut. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
- Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
Marka e fjalës Bluetooth® ashtu si dhe logo dalluese (logot) janë marka tregtare të regjistruara dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. Çdo përdorim i kësaj fjale marke/logo nga është Robert Bosch Power Tools GmbH nën licencë.