Udhëzime sigurie

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. Mosrespektimi i këshillave të sigurisë dhe i udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
- Monitoroni fëmijët. Kjo siguron që fëmijët të mos luajnë me pompën.
- Fëmijët nuk duhet ta pastrojnë ose mirëmbajnë pompën apo karikuesit pa mbikëqyrje.
- Kjo pompë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse mbikëqyren nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre ose janë udhëzuar nga ky person se si ta përdorin pompën në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira. Përndryshe ekziston rreziku i funksionimit të gabuar dhe i lëndimeve.
- Mos lejoni që personat që nuk janë njohur me përdorimin e pompës ose që nuk i kanë lexuar udhëzimet ta përdorin atë.
- Sigurohuni që kapaku i ndarjes së baterisë të jetë i mbyllur kur përdorni pompën. Lagështia që depërton mund të shkaktojë qark të shkurtër.
- Mos e përdorni pompën për të pompuar lëngje të ndezshme ose shpërthyese, siç janë benzina, vaji, alkooli ose tretësit. Mos e përdorni pompën në mjedise që rrezikohen nga shpërthimi. Lëndët e lëngshme mund të ndizen ose të shpërthejnë.
- Mos e përdorni pompën për të pompuar aplikime ushqimore, siç është uji i pijshëm. Lubrifikantët mund të kontaminojnë lëngjet.
- Mos pomponi lëngje nga zona apo mjedise ku janë të pranishëm njerëz. Për aq kohë sa janë të pranishme kafshë ose objekte të tjera te huaja, përdorni një filtër. Kjo bën të mundur parandalimin e dëmtimeve ndaj njerëzve ose kafshëve.
- Hiqeni baterinë përpara se të instaloni ose të kryeni shërbime mbi pompën. Kjo parandalon që pompa të ndizet aksidentalisht.

Kutia e pompës mund të nxehet shumë kur pompon lëngje të nxehta ose nëse thahet aksidentalisht. Mund të lëndoheni.
Përdoreni pompën vetëm në dhoma të mbyllura dhe mbajeni larg lagështisë.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Në rastin e përdorimit të gabuar ose kur bateria është e dëmtuar nga bateria mund të rrjedhë lëng i djegshëm. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, merrni gjithashtu edhe ndihmën e mjekut. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Përdoreni vetëm baterinë në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
- Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.