Vënia në punë
Instalimi/varja e pompës (shihni figurat B−C)
Kur instalohet me ndërfaqen e përdoruesit (3) të kthyer lart (siç tregohet në figurë B pompa është e mbrojtur nga spërkatjet e ujit nga të gjitha anët (IP54).
Nëse është e nevojshme, mund ta varni pompën edhe duke përdorur grepin e varjes (13), por në këtë rast mbrojtja nuk garantohet më.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pompën në mënyrë që ndryshimi i lartësisë midis pompës, daljes së ujit dhe pikës më të lartë të tubit të daljes të jetë sa më i vogël të jetë e mundur. Sa më i madh të jetë ndryshimi i lartësisë H aq më e ulët është shpejtësia e mundshme e rrjedhjes Q (shih lakoren karakteristike në figurë C).
Ndezja/fikja
Sigurohuni që hapja e tubit të thithjes të gjendet lirshëm në ujë: Nëse tubi ngec në fund ose në buzë të rezervuarit të ujit, furnizimi me ujë do të bllokohet.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (4), që pompa të ndizet dhe që të fillojë pompimi.
Shtypni përsëri butonin e ndezjes/fikjes (4), që pompa të fiket dhe që të ndalojë pompimi.
Shënim: Pasi të keni pompuar ujë të nxehtë, lëreni pompën të ftohet për të paktën 10 minuta para se ta ndizni përsëri.