Instalimi

Ndezja/fikja

  • Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (6) dhe mbajeni të shtypur.
  • Për të bllokuar çelësin e shtypur të ndezjes/fikjes (6) shtypni butonin e bllokimit (5).
  • Për të fikur veglën e punës, lëshoni çelësin e ndezjes/fikje (6) ose, nëse është i kyçur me butonin e kyçjes (5) shtypni shkurtimisht çelësin e ndezjes/fikjes (6) dhe më pas lëshojeni.

Në temperatura të ulëta, vegla elektrike arrin performancën e plotë të goditjes vetëm pas një kohe të caktuar. Ju mund ta shkurtoni këtë kohë të ndezjes duke e trokitur një herë në tokë veglën e përdorimit në veglën elektrike.

Ndryshimi i pozicionit të daltës (Vario-Lock) (shih figurën D)

Ju mund ta bllokoni daltën 12 në pozicione. Kjo ju lejon të merrni pozicionin optimal të punës.

  • Fusni daltën në mbajtësen e veglës.
  • Shtyni unazën e rregullimit të daltës (3) përpara dhe rrotulloni unazën e rregullimit të daltës (3) për ta kthyer daltën në pozicionin e dëshiruar.
  • Lëshoni unazën e rregullimit të daltës (3) dhe rrotulloni daltën derisa të klikojë në vend.