Instalimi
- Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Ndezja/fikja
Për të ndezur veglën elektrike, aktivizoni butonin e lëshimit (1) dhe shtypni njëkohësisht çelësin e ndezjes/fikjes (2) dhe mbajeni shtypur.
Për të fikur veglën elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (2).
Shënim: Për arsye sigurie, çelësi i ndezjes/fikjes (2) nuk mund të bllokohet, por duhet të qëndrojë i shtypur vazhdimisht gjatë funksionimit.